KRYEFAQJA » LAJME » Programi “100 fshatra” investime në bujqësi, 600 vende të reja pune

Programi “100 fshatra” investime në bujqësi, 600 vende të reja pune

Me një program 3 vjeçar qeveria shqiptare do zhvilloje investime dhe zhvillime në 100 fshatra të shqipërisë. Në një intervistë për televizionin publik shqiptar drejtorja e kabinetit në ministrinë e Bujqësisë, Sofjola Kotelli thekson se ky program ka për synim hapjen e 600 vendeve të reja pune dhe zhvillimin e një qasje të integruar për zhvillimin rural. “Që në vitin 2018 Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka përcaktuar një fond prej 2.5 milion përmes skemave mbështetëse 2018 ku do të grantoje iniciativa private për turizmin, inkubatorët e produkteve tipike, punishtet artizanale, startapet nga të rinjt në kto fshatra”. Gjithashtu, programi “100 fshatrat” do të financojë drejtpërdrejt biznese në këto zona, kryesisht sipërmarrje që operojnë në fushën e agroturizmit, për t’i dhënë hov zhvillimi të këtij sektori në veçanti si dhe rritjes së ekonomive lokale në këto zona, ku një pjesë e mirë e fshatrave të përzgjedhur, pavarësisht potencialeve që ofrojnë, kanë vuajtur nga mungesa e investimeve dhe varfëria. “Ky është synimi, të krijojmë 100 fshatra model përsa i përket infrastruktures publike, përsa i takon diversifikimit të ekonomisë në fshat, zhvillimit të agroturizmit, turizmit rural dhe zhvillimit të kapitalit social në kto fshatra. Të ketë monumente kulture, pra kishte një numër kriteresh, të ketë një numër të caktuar banorësh sepse fshatrat me një numër të vogël banorësh nuk janë pjesë e këtij projekti”.Ndërkohë për financimin e këtij programi përveç ministrisë së Bujqësisë pjesë e saj janë edhe 3 ministri si i infrastruktures, kultures dhe Turizmit.