KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Programet ekonomike vihen përballë në “Shqipëria zgjedh” të RTSH

Programet ekonomike vihen përballë në “Shqipëria zgjedh” të RTSH

Emisioni më i ri i Radio Televizionit Shqiptar “Shqipëria Zgjedh” ka vënë përballë programet ekonomike të dy forcave kryesore politike, Partise Socialiste aktualisht në pushtet dhe Partis Demokratike në opozitë për këtë fushatën elektorale që do të kurorëzohet me zgjedhjet e përgjithshme më 25 qershor. Nën drejtimin e gazetarit Bardhi Sejdarasi përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, përkatësisht Dorian Teliti dhe Ervin Bushati, dhanë vlerësimet e tyre për ecurinë e Shqipërisë dhe synimet e këtyre forcave politike për të ardhmen.
Ndërsa të ftuarit analistët ekonomikë Albert Gajo dhe Ledion Shahini dhanë argumentet e tyre për këto programe ekonomike.
Emisioni “Shqipëria zgjedh” do të vijojë sërish me përballjen për turizmin dhe bujqësinë në platformat ekonomike të partive politike. Ato do të transmetohen drejtëpërdrejtë në RTSH1HD.

Sicred