KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Program për formalizimin dhe ndihmë ndaj biznesit

Program për formalizimin dhe ndihmë ndaj biznesit

Në një takim me sipërmarrësit në fushën e turizmit, kryeministri Edi Rama njoftoi hartimin e një program të ri për biznesin që do të bëjë të mundur rregjistrimin online të çdo transaksioni. Për kryeministrin ky program do të pasqyrojë në kohë reale veprimet e sipërmarrjes dhe do të jetë një mënyre e re për të ulur informalitetin. “Ne jemi duke u përgatitur për një inovacion të rëndësishëm teknologjik në funksion të biznesit të formalizuar dhe për ta formalizuar më tej atë. Ministria e Financave po punon intensivisht për këtë program i cili do ti vihet në dispozicion gjithë bizneseve, për të mundësuar atë që ne akoma nuk e kemi sot, regjistrimin “on line” të çdo transaksioni.
Zoti Rama ka dhënë me këtë rast një lajm të mirë. Ai tha se se qeveria do të ulë taksat për bizneset që kanë xhiro deri 140 milion lekë në vit. ” Ajo që ne kemi bërë gati është një masë jashtëzakonisht lehtësuese për të gjitha bizneset deri 140 milion xhiro në vit, të cilat janë praktikisht 91 përqind e bizneseve në Shqipëri, për të gjithë këto biznese do të bëjmë ulje trefish të taksës” tha zoti Rama.
Kryeminsitri bëri të ditur në këtë takim se qeveria do të vijojë të ketë në prioritetin e saj nxitjen dhe zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

Sicred