KRYEFAQJA » LAJME » Prodi këshillon Shqipërinë : ” Gjithçka duhet bërë me shpejtësinë më të madhe të mundshme”

Prodi këshillon Shqipërinë : ” Gjithçka duhet bërë me shpejtësinë më të madhe të mundshme”

Ish-kryeministri e Italisë, Romano Prodi, vlerësoi ndryshimet në Shqipëri si të dukshme, por i kërkoi politikës shqiptare të zbatojë reformat kyçe si rruga kryesore për integrimin drejt Bashkimit Evropian. Zoti Prodi, i cili ndodhet në Tiranë për konferencën “Roli i ndërkombëtarëve në tranzicion”, deklaroi se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka me shpejtësi, ku më prioritare mbetet reformimi i sistemit të drejtësisë, por edhe lufta ndaj krimit e korrupsionit. “Një pikë e rëndësishme janë reformat e bëra, të cilat duhet zbatuar me përpikëri. Është i dukshëm ndryshimi i përditshëm juaji. Me prioritet është zbatimi i reformës në drejtësi, reformimi i sistemit të drejtësisë, lufta ndaj krimit e korrupsionit. Gjithçka duhet bërë me shpejtësinë më të madhe të mundshme, është momenti për të vepruar” këmbënguli ai. Më pas ai shtoi “Edhe ne duhet të hidhemi në aksion për të përmbushur atë që ka mbetur”.
Ish kryeministri italian është mjaft i njohur në Shqipëri, veçanërisht për kontributin e tij në vitin e trazuar 1997, kur vendi u përfshi nga trazirat civile pas rënies së skemave piramidale, ku shqiptarët humbën kursimet e jetës së tyre, tha se “Progresi i këtij vendi është mjaftueshëm i dukshëm. Sfida e Shqipërisë është lufta ndaj korrupsionit. Ka pritshmëri për një panoramë të re, pavarësisht tranzicionit. Ne kemi gjetur një harmoni me njerëzit në Shqipëri. Shqipëria po ecën në rrugën e duhur për integrimin në Bashkimin Evropian” tha zoti Prodi.

Sicred