KRYEFAQJA » LAJME » “Procesi Shullazi” pritet dëshmia e ish ministrit Tahiri
Procesi "Shullazi", prokuroria shtyn dhënien e pretencës

“Procesi Shullazi” pritet dëshmia e ish ministrit Tahiri

Gjykata e Krimeve të Rënda, kërkon si dëshmitarë në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit ish- Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako.
Emrat e zytarëve të lartë janë në lisën e gjatë të dëshmitarëve të kërkuara nga prokurori, në lidhje me akuzat për kërcënimin e rektorit Mynyr Koni, gjatë kohës së zgjdhjeve në Universitet.
Tahiri, Çako, Rektori i Universitetit të Tiranës Koni si dhe ish-rektori Kule, do të jenë dëshmitarët e radhës që do të pyeten në Gjykatën e Krimeve të Rënda në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe katër bashkëpunëtorët e tij. Në këtë senacë u dëgjuan tre dëshmitarë, mes tyre dhe një biznesmen i cili deklaroi në sallë se nuk e njihnte Emiliano Shullazin. Por përfaqësuesit e akuzës pretenduan se dëshmia e tij para togave të zeza ndryshonte nga ajo e dhënë para prokurorëve. Dëshmitari sipas prokurorëve kishte pranuar më herët se ishte kërcënuar nga Shullazi.