KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Proçesi mësimor në vend në kushtet e të ftohtit

Proçesi mësimor në vend në kushtet e të ftohtit

Pas mbylljes dyjavore të shkollave, në gjithë vendin ka filluar proçesi mësimor, dhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli, deklaroi nga Shkodra se ky proçes po vijon normalisht. “Edhe pse kemi të bëjmë me një situatë dëbore, mësimi vazhdon normalisht nëpër shkolla falë mësuesve të përkushtuar.”- u shpreh Ministrja. Por megjithëse Bashkia e Shkodrës ka pajisur shkollat me lëndë ngrohëse, kryesisht gaz, duket se furnizimi me këtë lëndë nuk mjafton, duke bërë që ambientet e shkollave të jenë të ftohta. “Nuk na mjafton ngrohja me gaz edhe kur e kemi atë, dhe prej kësaj nuk arrijmë të mësojmë.” Ndërsa në Kukës, klasat ngrohen kryesisht me dru zjarri dhe në ndonjë rast të veçantë, përmes sistemeve qëndrore të ngrohjes. “Përgjithësisht lënda ngrohëse bëhet e mundur për shkollat. Pjesa më e madhe e shkollave të Kuksit ngrohen me dru zjarri, me përjashtim të dy – tre shkollave që kanë sistem qëndror të ngrohjes.” Mungesa e ngrohjes mbetet ende një shqetësim në Vlorë, ku nuk mungojnë rastet ku nxënësit ngrohen përmes pajisjeve elektrike që blihen nga vetë prindërit, por edhe kjo nuk mjafton. “Veshim xhupa që të rrimë ngrohtë.” “Nuk na sjellin ngrohëse në klasë.””Marrim ngrohëse nga klasat e tjera, por nga shtëpia nuk kemi mundësi ta sjellim.” Në disa shkolla të Korçës mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara. Shkak është bërë ngrirja e tubacioneve të ujit, çka ka çuar në mosfunksionimin e kaldajave. “Sot patëm probleme të vogla. Çarje tubash dhe probleme që bënë që shkolla të mos kishte ngrohje për ditën e sotme.” Ndërkohë po merren masat për riparimin e këtyre difekteve.

Sicred