KRYEFAQJA » LAJME » Procesi “Kokaina”, refuzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar

Procesi “Kokaina”, refuzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar

8 të pandehurit e proçesit të bujshëm “KOKAINA”, nuk do të mund të përfitojnë ulje të dënimit për akuzat e ngritura. Gjykata e Krimeve të Rënda, refuzon kërkesat për gjykim të shkurtuar për të pandehurit e dosjes. Kërkesat për gjykim të shkurtuar janë lexuar përpara gjykatës nga avokatët mbrojtës, mes tyre edhe dy shtetasve kolumbian. Ata kanë pranuar që prej nisjes së gjykimit se kanë tentuar të përpunojnë kokainën në laboratorin e Xibrakës, por kanë hedhur poshtë akuzat për trafik ndërkombëtarë. Kjo është e 16-ta seancë gjyqësore. Ndaj tyre janë ngritur akuzat e trafikimit, prodhimit dhe fabrikimit të lëndëve narkotike, si dhe ajo e krijimit të grupit të strukturuar kriminal. Një vit më parë, prokuroria e krimeve të rënda dhe policia arritën të zbulojnë një laborator kokainë në Xibrakë, duke çuar në arrestimin e personave si dhe sekustruar një sasi të konsiderueshme droge, para dhe automjete.

Sicred