KRYEFAQJA » LAJME » Procesi i Vetëvendosjes, dëshmon Brovina

Procesi i Vetëvendosjes, dëshmon Brovina

Në procesin ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, Flora Brovina që është e dëmtuara e këtij procesi, deklaroi se nuk e kishte parë nëse Albin Kurti aktivizoi lotsjellësin në Kuvend. “Nuk e kam pa Albinin duke e ndez, por kam pa zjarrin si shenjë se diçka po ndizet, e Albini ka qenë duke folur”, tha zonja Brovina kur u ballafaqua nga prokurori me deklaratën e mëhershme për gjykimin e katër kolegëve të saj të Vetëvendosjes,  për këtë çështje. Sipas prokurorit Valdet Gashi, zonja Brovina në polici kishte thënë se Albin Kurti e kishte ndezur lotsjellësin. Ajo tregoi pastaj se lotsjellësi i ka shkaktuar shqetësime me zemrën, duke qenë se më parë kish bërë ndërhyrje operatore.
Zonja Brovina deklaroi se lotsjellësi i hedhur në sallë të mbyllur është armë. “Nuk kam mundur të besoj se gazi lotsjellës hidhet në salla të mbyllura, sepse besoj se brenda është armë qe rrezikon njeriun”, tha zonja Brovina.
Ajo tha se prindërit e Albin Kurtit i ka shokë të mirë. Ajo më herët gjatë seancës deklaroi se nuk do të paraqesë kërkesë pronësoro-juridike.
Protesta e Vetevendosjes në Kuvend, një vit më parë, ishte për demarkacionin e krijimin e komunave me shumicë serbe. E ndërkohë Kryeministri Ramush Haradinaj njoftoi kabinetin qeveritar se kryesuesi i komisionit për shënjimin e kufirit është i gatshëm për të paraqitur raportin lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.
Kryeministri Haradinaj beson që të hënën do të mbahet edhe një mbledhje në të cilën Shpejtim Bulliqi do të prezantoj raportin. Kryeministri Haradinaj ka sqaruar se beson se raporti do t’i propozojë Qeverisë që çështja të shtrohet për diskutim në Kuvend.

Sicred