KRYEFAQJA » LAJME » Procedura e rikthimit të vizave dhe realiteti
Procedura e rikthimit të vizave dhe realiteti

Procedura e rikthimit të vizave dhe realiteti

Ngritja e pretendimeve nga deputetë të parlamentit të Hollandës për pezullim të levizjes së lirë për qytetarët shqiptarë, pikërisht kur Komisioni Europian duhet të propozojë çeljen e negociatave me Shqipërinë, e ka ngritur dhe zhurmuar dhe më shumë argumentin e sigurisë të ligjvënësve të mbretërisë së vendeve të ulëta.
Duke hyrë në debat mediatik me deklarimet e diplomatëve, është vështirë të mendohet se shqetësimi kryesor i ligjvënësve në fjalë është rendi, përsa kohë referimi të paktën ndaj atij europian të cilit do t’i drejtohen për procedurë nëse do të dalin me këtë vendim nga vendi i vet, është jobindës ndaj penalizimit për lëvizjen e lirë për shqiptarët.
Edhe mekanizmi i ri i miratuar në shkurt të këtij viti, nuk e siguron që citimi i pikës së fundit nga policia e deputetë të vendeve të ulëta, të përbëjnë provë dhe mundësi direkte që të vendoset një anullim i përkohshëm e i pjesshëm i heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë.
Në një praktike mëse 8 vjeçare tanimë të udhëtimit të lirë për qytetarët shqiptarë, deputetët holandezë duhet të bindin vendin e tyre së pari që të kërkojë me instancat përkatëse të njëjtën gjë pranë insitucioneve europiane. Mekanizmi i ri i pezullimit të lëvizjes së lirë kërkon që Vendet Anëtare të njoftojnë Komisionin europian nëse duan ta aktivizojnë atë kur provojnë se kanë:
·rritje thelbësore (më shumë se 50 përqind) në emigrimin e paligjshëm,
·rritje thelbësore (më shumë se 50 përqind) në numrin e aplikimeve për azil me përqindje pranueshmërie të ulët (rreth 3 – 4 përqind)
·rënie në bashkëpunimin për ripranim nga vendet e origjinës;
·rritje e rreziqeve për sigurinë e Vendeve Anëtare, në veçanti veprat penale serioze.
Përsa i përket kësaj të fundit, që duket se ka nisur nga rreshtat e policisë hollandeze, a thua se krimi shqiptar në vendet e ulëta nisi tetë vjet pas liberalizimit të vizave, procesi që e pret në BE Holandën është ai i dërgimit të njoftimit në Komisionin Europian.
Është ky që vlereson nëse do do të ndërmerren veprime që do të jenë të nevojshme duke miratuar një vendim zbatues brenda një muaji nga momenti i marrjes së njoftimit. Vendimi, i cili duhet të miratohet nga shumica e cilësuar në Këshillin Europian, pezullon përkohësisht liberalizimin e vizave për disa kategori shtetasish të vendit të tretë në fjalë (në varësi të llojit dhe tipit të dokumentit të udhëtimit), për një periudhë prej nëntë muajsh. Gjatë periudhës së pezullimit, Komisioni punon ngushtësisht me vendin e tretë në fjalë për ndreqjen e rrethanave konkrete. Në rastet kur rrethanat zgjasin përtej periudhës fillestare prej nëntë muajsh, Komisioni miraton një dokument tjetër i cili do të pezullojë lëvizjen e lirë për të gjithë shtetasit, për një periudhë shtesë prej 18 muajsh.

Sicred