KRYEFAQJA » LAJME » Proçedim penal deputetëve të protestes së dites djeshme
Protesta e opozitës, lirohen të ndaluarit

Proçedim penal deputetëve të protestes së dites djeshme

Policia e kryeqytetit ka arrestuar 6 persona dhe po proçedon në gjendje të lirë 2 të tjerë për veprime të dhunshme gjatë protestës së opozitës përballë parlamenit. Arrestimi u bë pasi gjatë protestës së djeshme këta shtetas në mënyrë aktive kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhja e sendeve të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, hedhja e materialeve piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës. Procedimit penal të policisë nuk i shpëtuan sa deputetët e parlamentit. Si organizator i protestës është proçeduar penalisht deputeti Enno Bozdo i cili rezulton personi që ka marrë lejen për zhvillimin e saj. Ndërsa me akuzën e kundërshtimit të punonjësve të policisë janë kallëzuar deputetët Grida Duma. Eduart Paloka, Ervin Salianji, Klevis Balliu, Gent Strazimiri dhe Flamur Noka, ky i fundit është akuzuar për prishje të rendit publik. Ndërsa nga Partia Lëvizja Socialiste për integrim lista e të proçeduarve fillon me kryetaren e kësaj force Monika Kryemadhi dhe me deputetët Kejdi Mehmetaj, Endrit Brahimllari dhe Florida Kërpaçi, kjo e fundit denoncoi publikisht se ishte dhunuar nga efektivë të policisë të cilët sipas saj edhe e kanë gjakosur në momentin kur po kërkonte të rikthehej në sallën e parlamentit. Policia e kryeqytetit njofton se po vijon me kqyrjen e filmimeve të xhiruara nga efektivë të vecantë të të shpërndarë në turmë. Gjatë protestës së djeshme u lënduan 6 efektivë të policisë. Të lënduar pati edhe nga ana e protestuesve.

Sicred