KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Problemet e kulturës provokojnë debate në komisionin e medias

Problemet e kulturës provokojnë debate në komisionin e medias

Komisioni parlamentar i medias u bë të hënën arenë e një përplasjeje mes maxhorancës dhe opozitës. Shkak është bërë mosprania e ministres së kulturës Mirela Kumbaro e cila do të duhej të jepte shpjegime rreth disa zhvillimeve në sektorin e saj. Kryetarja e komisionit Albana Vokshi, shprehu pakënaqësinë për refuzimin për të dytën herë të ministres së kulturës, për të qenë e pranishme e për t’u përgjigjur në komision për dy ura të dëmtuara në jug të Shqipërisë, për disa kisha të dëmtuara apo për rrezikun në kalanë e Gjirokastrës, si edhe për protestën e aktorëve për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. Pas deklarimeve të deputetëve të opozitës, deputetët e mazhorancës kanë braktisur mbledhjen e Komisionit.
Ata që nuk folën e nuk u pyetën fare në komision ishin 3 specialistët e Ministrisë së Kulturës, të dërguar për t’iu përgjigjur pyetjeve teknike të mundshme. Ata mbajtën shënim vetëm pyetje shtesë që duhet t’i delegojnë ministres, në rastin e një paraqitjeje të saj në të ardhmen.

Sicred