KRYEFAQJA » LAJME » Shtohet fluksi i të miturve për vizita tek okulisti

Shtohet fluksi i të miturve për vizita tek okulisti

Dhomat e okulistëve nëpër poliklinika shihen të mbipopulluara këto ditë. Janë fëmijë që po testojnë shikueshmërinë para se të rregjistrohen në klasë të parë. “Kam bërë 100-120 vizita në ditë dhe ky është një fluks i jashtëzakonshëm që po e menaxhoj nëpërmjet shpërndarjes së numrave për të mos krijuar konfuzion”. Okulistja Zana Zhuka thotë se krahasur me vitet e shkuara shihet një lloj përmirësimi në drejtim të problemeve në shikimin por ende fëmijët vetdëmtohen duke qëndruar gjatë pranë tabletave dhe telefonave celulare. “Në fillim bëjmë vizusin është mprehtësia e të parit. Këtë e bëjmë veç për syrin e majtë dhe veç për syrin e djathtë pasi dëmtimet mund të jenë tek njëri sy dhe mund të mos jenë tek tjetri. Në momentim që shohim që fëmija nuk shikon 100% me njërin sy, atëherë fëmijës i lëmë një vizitë të dytë të detajuar për shkak edhe të fluksit që kemi këto ditë.” Dr. Zhuka thotë se për problemet e fituara të shëndetit të syve të fëmijët, fajtorë janë prindërit. “Prindërit unë do ti gjykoja shumë. Fajin nuk e kanë fëmijët por e kanë prindërit. Sepse ajo që konstatoj është sapo hyjnë këtu më thonë: Foli pak fëmijës ! Por fajin e kanë prindërit të cilët për ti rënë shkurt i japin në dorë fëmijës tel”. Për të korigjuar problemet në shikim një pjesë e fëmijëve përfundojnë në vendosjen e syzeve. Mjekët këshillojnë prindërit t’i mbajnë larg rrezatimit të mjeteve elektronike fëmijët nën moshën 10 vjeç.