KRYEFAQJA » LAJME » Problematika e ngrohjes në shkolla

Problematika e ngrohjes në shkolla

Gripi e temperaturat e ulëta shtynë me dy javë rinisjen e mësimit. Por me t’u çelur dyert e shkollave, doli në pah, ajo që në fakt dihej, problematika e ngrohjes. Legjislacioni arsimor thotë se ngrohja në institucionet e edukimit duhet të fillojë më 1 Nëntor, ndërsa ata që kanë detyrim të sigurojnë lëden e parë për ngrohje para kësaj date, përpiqen të përdorin si alibi rrugët e bllokuara nga bora e Jnarit. Në Berat, vetëm dy ditë pasi rinisi procesi mësimor, ngrohja është siguruar vetëm në shkollat e qytetit, ndërsa për në njësitë administrative, kompromisi bashki-firma fituese e tenderit të druve të bëhet në kurriz të mësimit. Erka Durra, Drejtoreshë e Arsimit në Bashkinë e Beratit tha se “ Shpërndarja e lëndës drusore, për njësitë administrative, është në përfundim. Edhe shkollat e Korçës, i pritën me probleme nxënësit. Ndërsa sot situata paraqitet më e normalizuar: “Sot e zhvilluam mësimin shumë ngrohtë dhe mirë pasi kishim ngrohëse. Dje dhe sot e kemi zhvilluar mësim pothuajse në kushte normale, një hap i madh përpara në krahasim me gjendjen në të cilën ishim.” Arben Ilia i Drejtorisë Mbështetëse të Arsimit tha se, “Problematikat kanë qenë të shumta dhe ne kemi marrë masa në mënyrë që sistemi i ngrohjes të jetë i mundur për të gjitha shkollat dhe , në fakt, sot ai si edhe sistemi mësimor, funksionojnë normalisht.” Ndërsa 750 nxënësit e shkollës 9 vjeçare të shkollës “Qamil Guranjaku” në Elbasan rinisën procesin mësimor në kushte bashkëkohore. Me një fond prej 63 milion lekësh u bë rikonstruksioni i plotë i godinës dhe territoreve sportive dhe duke futur për herë të parë sistem qëndror ngrohjeje Jonida Cungu, Drejtoreshë e Arsimit Elbasan thekson se ; “Nxënësit sot mësojnë në kushte bashkëkohore, dhe ngrohja ështe një prej kushteve të rëndësishme për të zhvilluar nje sistem mësimor sa më efektiv.”

Sicred