KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Prizren, krerë të qeverive të rajonit mblidhen për të kujtuar Lidhjen e Prizrenit
Prizren, krerë të qeverive të rajonit mblidhen për të kujtuar Lidhjen e Prizrenit

Prizren, krerë të qeverive të rajonit mblidhen për të kujtuar Lidhjen e Prizrenit

Ashtu si në 10 qershor 1878, edhe sot në Prizren krerë të qeverisë Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë u mblodhën për të kujtuar Lidhjen e Prizrenit, lëvizjen e parë e shqiptare të organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut. Me vlerësimin për këtë datë, për kreun e shtetit Ilir Meta lidhja nuk është një relikë historike, por një vepër frymëzuese . ”Lidhja e Prizrenit u përball me heshtjen e fuqive të mëdha për çështjen e shqiptarëve. Lidhja nuk jetoi gjatë, por aktet e saj janë të gjalla përjetë. Lidhja shkaktoi një jehonë të madhe në rajon e botë, ndaj dhe nuk është një relikë historike, por një vepër frymëzuese. Lidhja është një frymëzim për të rinjtë shqiptarë. E paharruar vepra e themeluesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, theksoi presidenti Meta. Në këtë ditë u zhvillua edhe ceremonia e vënies së gurthemelit të kompozicionit të shtatoreve të udhëheqësve të Qeverisë së Lidhjes së Prizrenit, ndërkohë që në ambientet e brendshme të saj u bë prezantimi i monedhave antike dhe mesjetare dhe kombëtare që mbajnë portretin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke filluar nga viti 1926 e deri në ditët e sotme.

Sicred