KRYEFAQJA » LAJME » Privatizimi i OSHE, perplasje tjetër Balla – Berisha
Privatizimi i OSHE, perplasje tjetër Balla - Berisha

Privatizimi i OSHE, perplasje tjetër Balla – Berisha

Një tjetër përplasje ka ndodhur mes kreut të komisionit parlamentar që po heton privatizimin e OSHE Taulant Balla dhe djalit të ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha. Zoti Berisha refuzoi të betohej përpara zotit Balla. Ai i kujtoi kreut të komisionit se ishte dënuar për shpifje ndaj familjes Berisha. “Ky është shembulli më i qartë se sa i domosdoshëm është vettingu në Shqipëri” reagoi zoti Balla. Ndërsa i kërkoi dëshmitarit të largohej nga salla. Para gazetarëve Shkëlzen Berisha si dhe më parë deklaroi se thirrja e tij për të dëshmuar “është një teatër politik i organizuar nga Edi Rama”. Ndërsa deputeti Balla tha se nuk do ta thërrasë më zotin Berisha komision, por do e çojë në prokurori.

Sicred