KRYEFAQJA » LAJME » Privatët duhet të punësojnë “spiunë” që denoncojnë korrupsionin

Privatët duhet të punësojnë “spiunë” që denoncojnë korrupsionin

Rregullorja e cila përcakton mbrojtjen e sinjalizuesit brenda një koorporate, biznesi apo institucioni është e gatshme që në shtatorin e vitit 2016 por tashmë me detyrim të gjitha bizneset që kanë mbi 100 të punësuar duhet që të kenë ngritur strukturën që do të jetë përgjegjëse për përmbushjen e detyrimeve që vijnë nga ky ligj deri me datën 15 korrik. E thënë ndryshe çdo kompani me mbi 100 punonjës duket të ketë një sinjalizues i cili ka për detyrë të sinjalizoje një veprim ose praktikë të dyshuar korrupsioni, dhe mbrohet ndaj çdo masë hakmarrëse të marrë ndaj tij nga organizata. Në një shkresë që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ka dërguar pranë kompanive që plotësojnë kriterin e numrit të të punësuarve vihet theksi tek zbatimi i kërkesave ligjore dhe ngarkimi me përgjegjësi administrative dhe penale në rast neglizhimi. Ngritja e kesaj stukture sipas ligjit shërben për marrjen e informacioneve nga sinjalizuesit të njohur në gjuhën popullore me emërtesën spiunë . Sinjalizuesit kanë për detyrë të raportojnë për rastet e korrupsionit, shpërdorimin e detyrës, ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve apo shpërdorimin e të ardhurave të buxhetit. Sinjalizuesit do të jenë punonjës të institucionit publik por edhe atij privat. Edhe këta të fundit gëzojnë status dhe mbrojtje të veçantë me ligj shkruhet në shkresën e dërguar nga kryeinspektori Shkëlqim Ganaj .

Sicred