Flaka olimpike pritet të vijë shumë shpejt në Japoni, vendin ku do të organizohen lojërat olimpike verore në 2020. Ministri përgjegjës për ndërtimin i Japonisë, Masayoshi Joshino, është ngarkuar të mbikëqyrë punimet që po bëhen në zonat e prekura nga tërmeti që goditi Japoninë. Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se ardhja e pishtarit olimpik i ka detyruar që t’i mbarojnë më shpejt punimet dhe t’i tregojnë gjithë botës se çfarë kanë bërë. “Ardhja e pishtarit olimpik do të na mundësojë t’i tregojmë gjithë botës rindërtimet e jashtëzakonshme që kemi bërë në Japoni pas fatkeqësisë natyrore” – tha ministri. ndërsa presidenti i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” Joshiro Mori u shpreh: “pishtari olimpik do të kalojë në tre prefekturat Ivate, Fukushima dhe Mijagi – më të goditurat nga tërmeti. Koncepti i pishtarit përkon mjaft mirë me atë çka ndodhi në vendin tonë dhe me atë çka ai kërkon të përcjellë: Shpresoj të ndriçojë rrugën tuaj – janë lajtmotivi i këtij aktiviteti madhor ndërkombëtar sportiv” – tha në fund të prononcimit të tij presidenti i Komitetit organizativ të olimpiadës së Tokios që do të bëhet në 2020.
