KRYEFAQJA » LAJME » Prishtinë, ndotja e ajrit mbledh qytetarët para institucioneve të kryeqytetit
Prishtinë, ndotja e ajrit mbledh qytetarët para institucioneve të kryeqytetit

Prishtinë, ndotja e ajrit mbledh qytetarët para institucioneve të kryeqytetit

Qindra qytetarë u mblodhën para Teatrit Kombëtar dhe Kuvendit të Kosovës për të shprehur shqetësimin e tyre për ndotjen e ajrit në Prishtinë. Me pankarata në duar qytetarët protestuan ndaj ndotjes së ajrit në Prishtinë, i cili ka arritur përmasa shqetësuese. Komuna e Prishtinës ka nisur zbatimin e një plani masash për reduktimin e nivelit të ndotjes. Synimi i këtij plani është të reduktohet numri i automjeteve që qarkullojnë në kryeqytet. Për këtë arsye është vendosur të respektohen afatet kohore 06:00-09:00 dhe 16:00-22:00, gjatë të cilave do t’i ndalohet lëvizja makinave që mbërrijnë nga zona të tjera. Vendimi nuk prek ambulancat, mjetet e policisë e ato të misioneve diplomatike apo zyrtarëve të tjerë. Por pavarësisht masave të marra cilësia e ajrit në Prishtinë vijon të jetë shqetësues. Të dhënat e fundit nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë është regjistruar vlera e ndotjes 161, që konsiderohet e rrezikshme.

Sicred