KRYEFAQJA » LAJME » Prishtinë, mes dhimbjes përcillet legjenda e futbollit Fadil Vokrri
Prishtinë, mes dhimbjes përcillet legjenda e futbollit Fadil Vokrri

Prishtinë, mes dhimbjes përcillet legjenda e futbollit Fadil Vokrri

E zhytur në zi Kosova i dha sot lamtumirën e fundit Fadil Vokrrit, Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, një prej yjeve të futbollit kosovar të dekadave të fundit.
Në hollin e Kuvendit të Kosovës u kryen homazhet dhe cermonia e rastit me pjesmarrjen e familjarëve, miqve dhe autoriteteve të larta shtetërore. Zyrtarët më të lartë të Kosovës shprehën vlerësime maskimale për figurën e Vokrrit, kontributit të tij për sportin dhe veçanërisht futbollin kosovar.
Në cermoni ishin të pranishëm edhe presidenti i shqipërisë Ilir Meta dhe një delegacion i Federatës Shqiptare të Futbollit, i kryesuar nga Presidenti Armand Duka.
Fadil Vokrri do të mbahet mend si një prej futbollistëve më të mirë shqiptarë në vitet ’70-’90 në ish Jugosllavi. Karrierën e tij e filloi në Podujevë, ndërsa në vitet ’80 Vokrri kaloi tek skuadra e Prishtinës, pjesëmarrëse e kampionatit të futbollit në ish-Jugosllavi. Më pas ai ishte një nga titullarët e Partizanit të Beogradit, një nga skuadrat më të mira të futbollit jugosllav të asaj kohe. Në 55 ndeshje të luajtura në 3 vite Fadil Vokrri si sulmuesi kryesor shënoi 18 gola. Fadil Vokrri ka shkëlqyer edhe si lojtar i kombëtares së Jugosllavisë. Nga viti 1984 deri në vitin 1987 ai zhvilloi 12 ndeshje dhe shënoi 6 gola. Në karrierën e tij Vokrri luajti në Francë tek Nimes, Fenerbahçe dhe Burges sërish në Francë.
Por më së shumti Fadil Vokrri do të mbahet mend për përpjekjet e tij për njohjen e futbollit kosovar nga organet më të larta të futbollit botëror si FIFA dhe UEFA. Prej shkurtit të vitit 2008 Fadil Vokrri ishte zgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sicred