KRYEFAQJA » LAJME » Prishtinë, “Lista Serbe” del nga qeveria, Haradinaj: Nuk jap dorëheje!
Prishtinë, “Lista Serbe” del nga qeveria, Haradinaj: Nuk jap dorëheje!

Prishtinë, “Lista Serbe” del nga qeveria, Haradinaj: Nuk jap dorëheje!

“Lista Serbe” ka vendosur të dalë nga Qeveria e Ramush Haradinajt, në Kosovë, ndërsa kryetari Goran Rakiç, pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të tentojnë ta formojnë vet Bashkimin e Komunave me shumicë serbe. Rakiç tha se për këtë tashmë është njoftuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, me të cilin përfaqësuesit e “Listës Serbe” kanë pasur takim në Beograd. Vuçiç mbrëmë ka deklaruar se ai nuk do të vendosë rreth daljes së “Lista Serbe” nga Qeveria e Kosovës. Vendimi i Listës Serbe për dalje nga qeveria vjen pas arrestimit të djeshëm të Marko Gjuriç, shef i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, pasi kishte hyrë pa leje në Kosovë. Të hënën në mbrëmje, Lista Serbe ka zhvilluar një takim ku është miratuar nisma për largim nga Qeveria e Kosovës. Vendimi i Listës pasoi zhvillimet në Mitrovicë pas arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, nga Policia e Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një dalje para medias ka komentuar largimin e Listës serbe nga qeveria e tij, ndërsa lidhur me arrestimin e Marko Gjuriq tha se veprimi i djeshëm nuk ka qenë kundër zyrtarëve dhe qytetarëve serbë të Kosovës. Haradinaj deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje, ndërsa i bëri thirrje Listës Serbe të reflektojë për këtë vendim. Haradinaj tha se arrestimi i Gjuriç nuk demostrim force, por zbatim i ligjit.

Sicred