KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Prishtinë do të çelet një muze me vepra të piktorit të madh shqiptar Ibrahim Kodra
Prishtinë muze me vepra të piktorit të madh shqiptar Ibrahim Kodra

Prishtinë do të çelet një muze me vepra të piktorit të madh shqiptar Ibrahim Kodra

Për herë të parë në Prishtinë do të çelet një muze me vepra të piktorit të madh shqiptar Ibrahim Kodra. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas miratimit që Kuvendi Komunal i bëri propozimit që ish-ndërtesa e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” të kthehet në Muze/Galeri/Qendër Edukativo Arsimore Ibrahim Kodra. Në të do të ekspozohen veprat e këtij artisti të shquar si dhe do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore.
Piktori shqiptar Ibrahim Kodra, para vdekjes, ka lënë një numër të konsideruar veprash si dhe një fondacion që t’i shërbeje arsimimit të fëmijëve. Fondacioni, pjesë e të cilit është bisnesmeni dhe politikani Behxhet Pacolli, ka qenë ideatori i këtij muzeu. Për rrjedhojë i ka kërkuar Komunës së Prishtinës që këto piktura të vendosen në kryeqytetin kosovar në një objekt ku edhe do të zhvillohen aktivitete edukative.

Sicred