KRYEFAQJA » LAJME » PRISHTINA HOMAZHE NË NDER TË ADEM DEMAÇIT. PRESIDENTI META MERR PJESË NË CEREMONINË MORTORE

PRISHTINA HOMAZHE NË NDER TË ADEM DEMAÇIT. PRESIDENTI META MERR PJESË NË CEREMONINË MORTORE

Në nderim të veprimtarit të njohur Adem Demaçi janë kryer homazhe në sallën e Kuvendit të Kosovës. Adem Demaçi ndëroi jetë në moshën 82 vjecare pas një sëmundje. Homazhe, u zhvilluan në sallën e kuvendit, me flamuj të ulur në gjysmështizë, nën tingujt e himnit të Kosovës dhe himnit të Shqipërisë. Politikanë të kosovës dhe Shqipërisë, morën pjesë në këto homazhe në nder të Adem Demaçit, veprimtarit e njohur politik dhe aktivistin për të drejtat e njeriut. Në seancë kanë marrë pjesë dhe anëtarët e famijes Demaçi. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha në këtë seancë se Demaçi ishte ndër figurat më të mëdha të këtyre 100 vjetëve të fundit. Udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës kanë vlerësuar lartë figurën e veprimtarit të njohur politik Adem Demaçi. Presidenti i Republikës, Ilir Meta u bë pjesë e ceremonisë mortore dhe homazheve shtetërore në nder dhe respekt të Adem Demaçit. Gjatë fjalës në ceremoninë zyrtare Meta tha se Demaçi do të mbetet përherë heroi i rezistencës për liri. Teksa e cilësoi si model të përkushtimit ndaj Atdheut, kreu i shtetit tha se e gjithë bota Demaçin e njohu si Mandelën e Europës. Ndërkohë, mësohet se pas homazheve shtetërore në Prishtinë, Demaçi do të përcillet për në banesën e fundit.

Sicred