KRYEFAQJA » LAJME » Probleme për fëmijët autikë

Probleme për fëmijët autikë

Liljana Suka , mamaja e Danjelit 12 vjeç me çrregullim të spektrit autik, thotë se djali i saj nuk frekuneton dot shkollën “Shyqyri Peza” pasi nuk ka mësues mbështetës ndërsa terapia në qëndrën e zhvillimit në kombinat, nuk është specifike për të. Për herë të parë prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar janë mbledhur në një konferncë të përbashkët me profesionistë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore për të diskutuar problemet që shoqërojne sot shërbimet ndaj individëve me aftësi të kufizuar intelektuale, autonomin e e tyre dhe sfidat për arsimim. Drejtuesja e organizatës “Down Sindrome Albania” thotë se kërkesat e tyre janë bazike dhe akute. Asistimi në edukim me mësues mbështetës në të gjithë shkollat e vendit ka nisur vetëm dy vjet më parë, ndaj nevojat e femijëve me aftësi të kufizuar intelektuale janë ende në plotësim e sipër çka për ministrinë e arsimit përbën ende një sfidë.

Sicred