KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Princi Filip do të tërhiqet nga të gjitha detyrat mbretërore
Princi Filip do të tërhiqet nga të gjitha detyrat mbretërore

Princi Filip do të tërhiqet nga të gjitha detyrat mbretërore

Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabet, Duka i Edinburgut, do të tërhiqet nga të gjitha detyrat mbretërore këtë vjeshtë, bëri të ditur Pallati Mbretëror (Buckingham Palace). Vendimi është marrë nga vetë Princi Filip dhe është mbështetur nga Mbretëresha, bëri të ditur të enjten një zëdhënës i Pallatit Mbretëror. Ai do marrë pjesë në takimet që janë planifikuar më parë, deri në gusht, por nuk do të pranojë më asnjë ftesë tjetër.
Princi i cili muajin tjetër bëhet 96 vjeç është president apo anëtar i më shumë se 780 organizatave do të vazhdojë të ketë këto angazhime. Megjithatë ai nuk do të luajë një rol aktiv në pjesëmarrje, tha Pallati Mbretëror. Ndërkohë Mbretëresha Elizabet do vijojë angazhimet e saj të plota.

Sicred