KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Princi Charles do të jete kreu i rradhës i Komonuelthit

Princi Charles do të jete kreu i rradhës i Komonuelthit

Liderët e 53 kombeve të Komonuelthit pranuan qe princi Charles të pasojë mbretëreshën Elizabeth II si kryetar i kësaj organizate të udhëhequr nga Britania e Madhe. Në një deklaratë të përbashkët nga 53 kombet, falenderohet Mbretëresha për mënyrën e saj të drejtimit të grupit që prej vititi 1952 dhe thuhet se Charles, Princi i Uellsit, djali më i madh i Mbretëreshës dhe trashëgimtar i kurorës britanike, do ta zëvendësojë. Mbretëresha, e cila mbush 92 vjeç, i kërkoi liderëve të Komonuelthit në fillim të samitit, në Londër, se ajo dëshiron që Charles ta pasojë atë. “Ne e njohim rolin e Mbretëreshës në mbrojtjen e Komonuelthit dhe banorëve të tij”, thuhet në këtë deklaratë. “Kreu i radhës i Komonuelthit duhet të jetë Lartësia e Tij Mbretërore Princi Charles, Princ i Uellsit”, thekson deklarata. Liderët zhvilluan pergjate dy diteve një takim privat në kështjellën “Windsor” për të biseduar mbi organizimin e ardhshëm dhe çështje të tjera. Komonuelthi është një organizatë ndërqeveritare e 53 shteteve anëtare që janë kryesisht territore të ish-Perandorisë Britanike.

Sicred