KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Princesha Takamado surprizon kombëtaren e Japonisë
Princesha Takamado surprizon kombëtaren e Japonisë

Princesha Takamado surprizon kombëtaren e Japonisë

Princesha e Japonisë, Takamado i ka bërë një vizitë surprizë, ekipit të futbollit që ndodhet në Rusi. Ajo bëhet kështu anëtari i parë i familjes mbretërore të Japonisë që viziton Rusinë nga viti 1916, njoftoi media shtetërore ruse. Princesha është një mbështetëse e zjarrtë e futbollit, e cila ka udhëtuar në çdo Kupë Botërore për të mbështetur Japoninë që nga viti 1998. Ambasada japoneze në Moskë tha për AFP se Princesha Takamado gjithashtu do të udhëtojë në Jekaterinburg ku Japonia do të luajë me Senegalin të dielën dhe ku do të marrë pjesë në një seminar mbi gjuajtjen tradicionale “Kyudo”.
Lidhjet midis Japonisë dhe Rusisë janë tensionuar për dekada për shkak të katër ishujve të pushtuar nga Bashkimi Sovjetik në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, por që janë pretenduar nga Tokio. Ata njihen në Japoni si Territoret e Veriut dhe në Rusi si Kurile Jugore.
Princesha Takamado është e veja 64-vjeçare e kushëririt të perandorit japonez Akihito, i cili tronditi vendin në 2016, kur sinjalizoi dëshirën e tij për t’i dhënë fund detyrave të tij publike, duke përmendur moshën e tij dhe problemet shëndetësore. Akihito, tani 84 vjeç, do të jetë perandori i parë që do të dalë në pension në më shumë se dy shekuj në një familje mbretërore që gjurmon prejardhjen e saj prej më shumë se 2.600 vjetësh. Ai do të japë dorëheqjen në 2019.

Sicred