KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Prill – shtator, 4 mijë vizitorë tek muzeu i diktaturës në Shkodër

Prill – shtator, 4 mijë vizitorë tek muzeu i diktaturës në Shkodër

Vendi i dëshmisë dhe kujtesës ne Shkoder, aty ku kaluan vuajtje e tortura nga më ç’njerëzoret, të arrestuarit e sistemit komunist, sot është vend ndalese për ata që duan të njihen me historinë e asaj periudhe. Sezoni qe lame pas, ka rritur me te pakten 20% numerin e vizitoreve ne krahasim me nje vit me pare. Rreth 4000 vizitorë janë ndalur në këtë muze që nga muaji prill e deri në ditët e para të shtatorit.

Muzeu i dëshmisë dhe kujtesës, qëkur hapi dyert në vitin 2014, çdo vit ka njohur rritjë të vizitueshmërisë. Turistët më të shumtë vijnë nga vednet e bashkimit europian, ku këtë vit kanë dominuar shtetasit Italian. Një ndër delegacionet e ardhur nga Italia, janë misionare të paqes të cilët kontribuan ndër vite për zhvillimin e rajonit të veriut: “Ajo që ka ndodhur këtu është një tmerr i heshtur, që ai sistem ka kryer. E të mendosh, bota nuk e dinte cfarë ndodhte këtu. Ky tmerr është kryer pak kilometra larg një Italie e cila ndërtohej mbi baza lirie, drejtësie e paqeje, demokracie e bashkëpunimi. Kuptoj përherë e më shumë se si miku ynë, dom Antonio Sharra që 25 vjet më parë erdhi në Shqipëri, na tregonte se sa është prekur nga kjo histori.  Sot e kuptoj më shumë atë që na thoshte. Ky muze i bën nder vendit tuaj. Është një kujtesë e popullit që nuk ka turp të thotë,:”Këto kemi qënë ne.” Ky vend është një prej më të rëndësishëmve në Europë, pasi na tregon një pjesë të errët të historisë së një vendi në zemer të Europës.”

Gjurmët e torturave janë ende të freskëta në këto mure të ftohta e të errëta që sot janë pjesë e një muzeu, ndërsa në të shkuarën ishin vendi ku një fije peri ndahej jeta nga vdekja. Sot e kthyer në një nga atraksionet më të rëndësishme për vizitorët që zgjedhin Shkodrën si destinacion.