KRYEFAQJA » LAJME » Prezenca e OSBE-së në përpjekje për të zgjidhur krizën në Shqipëri
Më 2020 Shqipëria merr presidencën e OSBE-së

Prezenca e OSBE-së në përpjekje për të zgjidhur krizën në Shqipëri

Prezenca e OSBE-së e mbështetur nga Ambasada Amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tirane ka përgatitur një pakete me propozime të cilat lidhen me ndryshime të ligjit aktual të zgjedhjeve.
Për këte arësye në orën 11.00 paradite tre ambasadorët e OSBE, BE-së dhe SHBA-së u takuan me kreun e Kuvendit Ilir Meta në zyrat e kryesisë së Parlamentit për të paraqitur paketën e propozimeve për reformën zgjedhore.
Paketa me propozime u është paraqitur një ditë më parë edhe kreut të opozitës Lulzim Basha nga Ambasadori amerikan Donald Lu.
Prezenca e ambasadorit të OSBE në takimin e sotëm me Kryetarin e Kuvendit, tregon se këto bisedime paraprake nuk janë të lidhura me negociatat që do të zhvillojnë pasdite në Tirane dy eurodeputetet David Mcallister dhe Knut Fleckenstein.
Burimet pranë grupeve parlamentare bëjnë të ditur në mënyre jo zyrtare se nëse sot pasdite do të ketë konsensus mes qeverisë dhe opozitës për krizën politike atëhere paketa e ndryshimeve zgjedhore që është përgatitur nga OSBE, do të jetë pjesë e marrëveshjes politike mes të gjitha palëve.

Sicred