KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Prezantohet zyrtarisht Samsung Galaxy S9 dhe S9+,specifika të reja e dizajn i vjetër

Prezantohet zyrtarisht Samsung Galaxy S9 dhe S9+,specifika të reja e dizajn i vjetër

Samsung Electronics prezantoi Samsung Galaxy S9 dhe S9+, smartphonët që transformojnë mënyrën se si njerëzit komunikojnë, ndajnë dhe përjetojnë botën. Të krijuar për një epokë në të cilën konsumatorët gjithnjë e më shumë komunikojnë dhe shprehen më shumë me imazhe, video dhe emoji, Galaxy S9 dhe S9+ nxisin inovacionin me kamerën e përparuar të Samsung. Të ridizenjuar me një lente të re të dyfishtë që fuqizon një kamera inovative në ndriçim të ulët, aftësi video Super Slow-motion dhe Emoji të personalizuara, qe do te thote se i lejon përdoruesit të krijojnë një emoji që duket, tingëllon dhe vepron ashtu si ata, Galaxy S9 dhe S9+ u sigurojnë përdoruesve që të mos humbasin asnjë moment dhe të bëjnë epike çdo ditë të jetës së tyre. Të dy, S9 dhe S9+, vijnë me dizajn të ngjashëm, kornizën nga alumini – janë rezistentë ndaj ujit, kanë xhamin mbrojtës Gorilla dhe shumëçka tjetër.  Po ashtu, dyshja e re vjen me skajet e ekranit më të holla sesa paraardhësit e tyre. Ndryshimet e vogla në dizajn përfshijnë skanerin e syrit të fshehur mirë, skanerin për gishtërinj të ripozicionuar, si dhe ndryshimin e vendit të altoparlantit të poshtëm. Galaxy S9 dhe S9+ vijnë në tregun shqiptar në ngjyrat e Zezë e Mesnatës, Blu Koralor dhe në një ngjyrë të re, e Purpurt Jargavani.

Sicred