KRYEFAQJA » LAJME » Prezantohet projekti i shkollave të reja në Tiranë

Prezantohet projekti i shkollave të reja në Tiranë

Programi “1 Miliard Euro për rindërtim”, përfshin ndërtimin e 17 shkollave të reja në bashkinë e Tiranës, projekti i të cilave u prezantua sot, në prani të kryeministrit Edi Rama. Rama u shpreh se kjo është e vetmja mundësi që nxënësve tu ofrohen kushtet optimale për mësim, ndërsa në të gjithë vendin do të jenë 170 objekte mësimore që do të ndërtohen e rikonstruktohen. “Janë 150 shkolla prej të cilave janë 53 që do ndërtohen të reja aty ku nuk ekzistojnë dhe 97 që do të rindërtohen nga themeli në zona të tjera të vendit plus 20 shkolla të reja të Tiranës që bëjnë 170 shkolla”theksoi Kryeministri Rama. Rama tha se “programi prej 1 miliard Euro” do të ndikoje drejtpërdrejtë që me injektimin në ekonomi të dyfishoje rritjen ekonomike nga 3 në 6 %. “Dy deri në tre vitet e ardhshme rritja jonë ekonomike të dyfishohet 3-3.5% të shkojmë në një rritje që me patjetër të jetë 6 e më shumë përqind”tha Rama.

Ministrja e arsimit dhe sportit Lindita Nikolla,garantoi se këto investime do ti japin zgjidhje përfundimtare shkollës me 2 dhe 3 turne,ndërsa reforma në gjimnaz do të plotësoje ciklin e reformimit të arsimit. “Të jemi shumë pranë premtimit tonë qeverisës për të mos pasur më shkolla me dy turne dhe për të mos pasur më klasa me më shumë se 30 nxënës. Do të vijojmë me reformën e gjimnazit që ka filluar këtë vit me vitin e parë për të mësuar një histori suksesi dhe për të ndalur rrokopujën dhe për të mbyllur një herë e mirë atë fazë të dhimshme të kalimit nga gjimnazi në universitet apo në arsimin profesional” tha ministrja Nikolla.

Nga terrenet sportive të shkollës “Fan Noli”,kryeministri Rama ku u zhvillua aktiviteti, kryeministri Rama nuk harroi të drejtohet shqiptare me një ftesë… “Është e domosdoshme që mes atyre që sjanë njësoj të zgjedhësh ata që duhen”.