KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Prezantohet projekti i ri i Teatrit Kombëtar
Prezantohet projekti i ri i Teatrit Kombëtar

Prezantohet projekti i ri i Teatrit Kombëtar

Në prani të figurave të njohura të teatrit dhe kulturës shqiptare, kryeministri Edi Rama ka prezantuar të hënën projektin e ri të Teatrit Kombëtar. “Qëndrimi im për çështjen e Teatrin Kombëtar nuk ka ndryshuar në asnjë moment. Sot shpreh gjithë keqardhjen time, që për fat të keq, u desh kaq shumë kohë që të bëhej ajo që duhej bërë shumë shumë kohë më parë, në të vetmen mënyrë se si ky vend mund ta bëjë, pra përmes partneritetin me sipërmarrjen private” tha zoti Rama.  Sipas kryeministrit Teatri i ri Kombëtar do të jetë një teatër që do të jetë trefishi i këtij që është sot dhe që do të ketë një sistem të tërë infrastrukture përreth hapësirave që zhvillohen shfaqjet, që sot nuk ekziston.
Teatri Kombëtar, vepër e arkitektit danez Bjorke Ingles, do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht do ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon. Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.
Gjatë ceremonisë së prezantimit të Teatrit të Ri Kombëtar, zoti Rama tha se investimi do të jetë një partneritet publik privat, i cili kap një vlerë që shteti shqiptar nuk do t’a kishte mbledhur bashkë për 15 vite.

Sicred