KRYEFAQJA » LAJME » Prezantohet nisma, Shqipëria dhe Kosova do të heqin tarifat për shërbimin “roaming”

Prezantohet nisma, Shqipëria dhe Kosova do të heqin tarifat për shërbimin “roaming”

Shqipëria dhe Kosova do të heqin tarifat për shërbimin “roaming”. Nisma u prezantua në komisionin e veprimtarive prodhuese të parlamentit shqiptar, ndërkohë që drafti i detajuar do të jetë gati javën e ardhshme. Sipas kreut të komisionit deputetit socialist Eduard Shalsi “Javën tjetër drafti është gati, do të nis konsulta dhe me komanitë celulare”.
Por opozita e zhvendosi diskutimin në çështje të tjera. Deputeti Florion Mima parashtroi të gjitha problematikat që sipas demokratëve e kanë futur Shqipërinë në një rruge qorre, e cila pengon integrimin e vendit. “Droga, krimi, korrupsioni! Reforma në Drejtësi që po rezulton vetëm në letër. Perëndimi po na thotë që nuk jeni gati. Nuk mund të shkohet në Europë me një ish ministër trafikant, me një ministër me vëlla të dënuar, me numrin dy të PS që është pritësi i Toyota-s me euro” tha zoti Mima.

Sicred