KRYEFAQJA » LAJME » Prezantohet “Milan Junior Camp 2017”
Milan junior camp

Prezantohet “Milan Junior Camp 2017”

Milan Academy Junior Camp prezantohet në Tiranë. I organizuar nga “Fast Eventi”, ky aktivitet ka për qëllim të përcjellë edukatën sportive tek fëmijët, nëpërmjet lojës së bukur të futbollit, regjimit dhe displinës që kërkon ky sport. Marko Martini, drejtori i “Fast Event” në Shqipëri, për RTSH Sport tregon më shumë për këtë aktivitet sportiv.

Marko Martini: Milan Akademi Junior Kamp, është aktiviteti i parë sportiv që organizon në Tiranë “Fast Event”. Ne jemi duke e përgatitur mirë këtë. Deri tani kemi seleksionuar 30 fëmijë. Do të vazhdojmë punën derisa të shkojë numri i tyre në 250. Më pas do të përzgjidhen ata më të mirët që do të marrin pjesë në kampin që fillon në 25 gusht.

Stërvitja do të drejtohet nga figura të shquara të klubit të Milanit. Ish-futbollistë që kanë fituar tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë me fanellën kuqezi.

Marko Martini: Në këtë kamp do të marrin pjesë disa ish-futbollistë të Milanit. Midis tyre do të jetë ish-portieri i kësaj skuadre, Sebastiano Rosi.

Por cili është qëllimi i këtij aktiviteti, që zhvillohet në disa vende të ndryshme të botës. Martini përgjigjet: Qëllimi i këtij aktiviteti është të përcjellim edukatën sportive në Shqipëri. Të vlerësojmë talentet në vendin tuaj dhe trajnerët tanë do të përzgjdhin më të mirë për t’i çuar më pas në Itali, ku do të bëjnë stërvitje me ekipet e moshave të Milanit.

I ftuar në prezantimin e Milan Akademi Junior Kamp ishte edhe shefi i kuzhinës Paolo Piaggesi, I cili gatuan për disa nga ekipet sportive në Itali. Përfshirë këtu skuadrat e futbollit, të atletikës, basketbollit etj. Por si përgatitet ushqimi për sportistët.

Paolo Piaggesi: Na takon shpesh të gatuajmë për sportistët. Jemi një grup që përbëhet nga kuzhinierë, dietologë, mjekët dhe përgatitësit atletik. Të gjithë bashkë përgatisim menynë për secilin sportist. Duke qenë të përqendruar te gara, sportistët nuk e kanë shumë mendjen te ushqimi. Në këto kushte ne përgatisim ushqime të lehta, të pasura me vitamina, që japin energji por edhe që treten lehtë. Gjithnjë të kontrolluara nga mjeku. Sepse ka sportistë që nuk ngopen vetëm me një pjatë, por duan më shumë. Këtu ndërhyn mjeku që i thotë të mjaftojnë vetëm 100 gr makarona apo çfarëdolloj ushqimi tjetër.

Jo të gjithë sportistët mund të hanë njësoj. Pra futbollistët kanë ushqim ndryshe nga ata që merren me atletikë apo basketboll.

Paolo Piaggesi: Dieferenca ekziston. Sepse në futboll janë 11 lojtarë dhe secili ka dietën e vet. Edhe portierët dhe lojtarët e stolit kanë çdo gjë të përcaktuar ndryshe nga të tjerët. Dikush duhet të bjerë në peshë, dikush ka nevojë për rezistencë e kështu me radhë. Edhe atletika e basketbolli kanë menunë e vet, sipas çdo sportisti.

Nëpërmjet një spektakli me muzikë italiane të përzgjedhur të viteve 60-70, është bërë kështu prezantimi i Milan Akademi Junior Kamp. Edicioni i radhës është ai që do të zhvillohet në 25-30 gusht. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë fëmijë të moshës nga 6-16 vjeç pa dallim gjinie.

 

Sicred