KRYEFAQJA » LAJME » Pretenca për Kastriot Ismailajn
Pretenca, krim, për Kastriot Ismailajn

Pretenca për Kastriot Ismailajn

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 15 vite burg për Kastriot Ismailaj. Në mbyllje të shqyrtimit gjyqësor, akuza ka kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurit për akuzat e “mashtrimit dhe pastrim parash”. Sipas akuzës, e gjithë shuma e parave e sekustruar në emër të shoqërisë së Ismailajt, do të kalojë në favor të shtetit. Prokurorët kërkuan deklarimin fajtor të administratorit të ish kompanisë DIA, me 10 vite burg për mashtrim dhe 8 vite burg për pastrim parash. Në bashkim të vendimeve, ndaj tij u kërkuan 15 vite burgim. DIA është kompania e cila ka nënshkruar dy kontrata me kompaninë Çeke, CEZ për identifikimin dhe mbledhjen e borxheve nga debitorët ndërsa pas përplasjeve cështja përfudoi në gjyq me akuza për mashtrim dhe vjedhje.

 

Sicred