KRYEFAQJA » LAJME » Presidentja Grabar-Kitaroviç në parlament: “Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE”

Presidentja Grabar-Kitaroviç në parlament: “Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE”

Me një fjalim të ndjerë për miqësinë kroato-shqiptare presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç i është drejtuar sot parlamentit shqiptar, në ditën e dytë të vizitës së saj zyrtare në Tiranë. Ajo ka sjellë momente të njohura, por edhe pak të njohura të kësaj miqësie. “Kroatët dhe shqiptarët kanë patur  historikisht marrëdhënie shumë të mira”, tha zonja Grabar-Kitaroviç, ndërsa jo pak herë u ndërpre nga duartrokitjet e deputetëve shqiptarë. Presidentja kroate vlerësoi përparimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE dhe shprehu mbështetjen e saj. Ajo i bëri thirrje politikës shqiptare për tu bashkuar dhe bashkëpunuar në këtë proces të rëndësishëm për vendin. “Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian” premtoi zonja Grabar-Kitaroviç. Ndër fushat e bashkëpunimit ajo përmendi veçanërisht ekonominë, turizmit dhe mjedisit. “Miqësia shqiptaro – kroate qoftë sa më e gjatë” tha presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Sicred