KRYEFAQJA » LAJME » Presidentja e Kroacisë nderohet me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”
Presidentja e Kroacisë nderohet me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidentja e Kroacisë nderohet me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidenti Ilir Meta ka nderuar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Motivacioni është ”Për kontributin e çmuar në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë; për forcimin e mëtejshëm të miqësisë shumëshekullore midis popullit shqiptar dhe atij kroat; si dhe për mbështetjen e pakursyer në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.
Në cermoninë e zhvilluar me këtë rast në Pallatin e Brigadave zonja Grabar-Kitaroviç duke falenderuar tha se “Ky titull që po marr është simbol i një miqësie të thellë mes vendeve tona, veçanërisht mes shqiptarëve dhe kroatëve dhe u jam mirënjohëse si ju personalisht, po ashtu dhe Shqipërisë”.
Nga ana e tij presidenti Meta ka kujtuar se shqiptarët dhe kroatët kanë ndërtuar në shekuj lidhje të fuqishme miqësie e bashkëpunimi.

Sicred