KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti Trump mbërrin në Japoni

Presidenti Trump mbërrin në Japoni

Pasi mbërriti në japoni në fillim të një turi maratonë në Azi, presidenti amerikan Donald Tramp tha se asnjë komb nuk duhet ta nënvlerësojë zgjidhjen amerikane. Duke folur para trupave amerikane në bazën ajrore të Jokotas pranë Tokios, presidenti amerikan u zotua se ushtria do të kishte të gjitha burimet e mundshme për të ruajtur paqen dhe mbrojtur lirinë. – Askush, asnje diktator, asnje regjim nuk duhet të nënvlerësojë zgjidhjen amerikane, – u shpreh tramp. Vizita e presidentit amerikan në Azi vjen pas tensioneve të përshkallëzuara me Korenë e veriut mbi programin nuklear të kësaj të fundit. Turi aziatik do të jetë më I gjati I ndërmarrë në atë kontinent nga një president amerikan gjatë 25 viteve të fundit.

Para se të prekte tokën japoneze, Tramp ndaloi në Havai ku vizitoi Memorialin e Përl Harbor, aty ku në vitin 1941 japonezet sulmuan bazën detare amerikane, cfarë shtyu SHBA-të të hynte në Luftën e Dytë botërore. Zoti tramp ka shkëmbyer më parë retorika të zjarrta me Korenë e Veriut mbi testet e saj të raketave balistike, por ndihmësit e tij u shprehën në fillim të kësaj jave se presidenti nuk do të shkonte në zonën e demilitarizuar në kufirin mes jugut dhe veriut.

Gjatë udhëtimit për në Japoni, Tramp u tha gazetarëve në bordin e Eir Force One se priste të takonte Presidentin rus Vladimir Putin gjatë turit të tij aziatik,  – Duam ndihmën e Putin për Korenë e Veriut, – u shpreh Tramp.

Sicred