KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti Tramp shkarkon kreun e FBI-së
Sërish akuza ndaj ish drejtori i Byrosë Federale të Hetimit Xhejms Komi

Presidenti Tramp shkarkon kreun e FBI-së

Presidenti Donald Trump shkarkoi drejtorin e FBI-së James Comey, njoftoi Shtëpia e Bardhë. “Sot presidenti Donald Trump informoi shefin e FBI-së James Comey se ai është larguar nga detyra” bëhet e ditur në njoftimin e saj. Presidenti Trump kishte shkruar në një letër drejtuar zoti Comey se “ju nuk jeni në gjendje që në mënyrë efektive të udhëhiqni Byronë”. Kjo lëvizje e papritur vjen pasi u zbulua se shefi i FBI kishte dhënë  informacione të pasakta në lidhje me emailet e ish kandidates për presidente të SHBA Hillary Clinton në Kongres javën e kaluar. Zonja Klinton e fajësoi për humbjen e saj përballë Donald Trumpit në zgjedhjet e nëntorit të kaluar. Zoti Comey drejtoi një hetim mbi lidhjet e dyshuara midis fushatës zgjedhore të presidentit Trump dhe Rusisë. Shtëpia e Bardhë tha se kërkimi për pasardhësin zotit Komey do të fillonte menjëherë.

Sicred