KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Thaçi pritet nga përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, në Bruksel
hashim thaci, kosove, president, 2017, bruksel, perfaqesues te larte te brukselit

Presidenti Thaçi pritet nga përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot dhe nesër do të qëndrojë në Bruksel, ku do të pritet nga përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian. Thaçi do të kërkojë nga Bashkimi Evropian jetësimin e liberalizimit të vizave dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Presidenti Thaçi do të pritet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin do të bisedojë për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës. Më pas, kreu i shtetit do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, nga i cili do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes së Parlamentit Evropian për Kosovën. Ndërsa, të enjten, presidenti Thaçi do zhvillojë një takim edhe me Presidentin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker. Edhe në këtë takim do të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Sicred