KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Thaçi për korrigjimin e kufijve të Kosovës
Thaçi bën thirrje: Të ngrihen mbi vetveten, për hir të paqes dhe pajtimit!

Presidenti Thaçi për korrigjimin e kufijve të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur sot sërish për temën e korrigjimit të kufijve me Serbinë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi u shpreh se nuk do të ketë ndarje, por do të ketë bashkim të komunave të Luginës së Preshevës me Kosovën.   ” Po bashkëngjitjes së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat janë veç ‘fake news’ ” – u shpreh presidenti kosovar Hashim Thaci në postimin e tij në rrjetin Facebook.