KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Thaçi nderon qytetin e Kukësit me ” Urdhërin e lirisë “
Presidenti Thaçi nderon qytetin e Kukësit me " Urdhërin e lirisë "

Presidenti Thaçi nderon qytetin e Kukësit me ” Urdhërin e lirisë “

Populli i Kukësit, Hasit e Tropojës, por dhe pushteti vendor që përballuan , një pjesë të madhe të krizës së Kosovës në vitet 1998- 1999-të, kanë marrë sot nderimin më të lartë të shtetit të Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi, i cili 18 vite më parë ishte Udhëheqës Politik i UÇK-së, u ka dorëzuar medaljen e lartë “Urdhëri I Lirisë”. Presidenti Thaçi u shpreh: “Është një mirënjohje për çdo qytetar të qytetit të Kukësit. Ne sot respektojmë e nderojmë dëshmorët e luftës, invalidët e luftës, veteranët e luftës. Falenderojmë gjithë ato përpjekje të jashtëzakonshme edhe në llogjistikë, edhe në aspektin humanitar. Përmes Kukësit kaluan 500.000 shqiptarët e Kosovës për tu strehuar, anekënd territorit të Shqipëris.” Kukësi, ka qenë gjithnjë nyja lidhëse e Shqipërisë dhe Kosovës, madje dhe në kohën e ashpër të regjimit serb ky qytet pati nje peshë të veçantë për shqiptarët e Kosovës : “ Ishte Radio Kukësi, një radiostacion i cili na ka mbështetur dhe kreu një mision për të cilin ne , Kosova kemi një vlerësim shumë të lartë. Mijëra emisione me përmbajtje historike apo politike janë transmetuar nëpërmjet valëve të Radio Kukësit. Me valët e Radio Kukësit u rrit dhe u kultivua ndienja e dashurisë për figurat historike të Rilindjes Kombëtare. Në Radio Kukës u transmetua historia e ndaluar e Kosovës.” Një vit më pare Bashkia e Kukësit u nderua nga presidenti Nishani me dekoratën “ Nderi i Kombit”, ndërsa në vitin 2000 ishte kandidat për çmimin Nobel për Paqen, duke u bërë kështu qyteti i parë në botë i kandiduar për një çmim të tillë.

Sicred