KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, seancë solemne për presidentin slloven

Kosovë, seancë solemne për presidentin slloven

Presidenti slloven, Borut Pahor, i bëri apel politikës kosovare që të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet përfshirë dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi. I ndodhur në Kosovë për një vizitë zyrtare ai foli në parlamentin e vendit duke i premtuar deputetëve se Sllovenia do të mbështesë gjithmonë Kosovën. “Erdha në Kosovë si shok, si president i një shteti që ka marrëdhënie të mira me shtetin tuaj. Unë erdha në prag të 10 vjetorit të pavarësisë që ne të përforcojmë marrëdhëniet e mira. Pranoni urimet e mia më të sinqerta për të ardhmen tuaj të ndritur. Sllovenët dhe kosovarët e kuptojnë sakrificën drejt pavarësisë, tha Pahor. Pahor foli dhe për të drejtat e minoriteteve, duke thënë se ajo është një ndër detyrat më të rëndësishme që duhet të përmbushet. Presidenti slloven tha gjithashtu se është e rëndësishme që vendi të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet, edhe ato për demarkacionin me Malin e Zi. ”I kuptoj vështirësitë e kësaj çështjeje dhe ju rekomandoj që të mos hezitoni të miratoni marrëveshjen. E di se sa është e vështirë për ju, për parlamentin, por nuk ka mënyrë tjetër, nëse ne duam që të arrijmë stabilitet në rajon Pas fjalës së presidentit slloven parlamenti i Kosovës ka vijuar seancën sipas pikave në rend të ditës.

Sicred