KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti Serb Vuçiç, i kundërpërgjigjet Haradinajt
Presidenti Serb Vucic, i kundërpërgjigjet Haradinajt

Presidenti Serb Vuçiç, i kundërpërgjigjet Haradinajt

Presidenti Serb Aleksandër Vucic u shpreh këtë të enjte se asnjë forcë nuk mund ta detyrojë të njohë pavarësinë e Kosovës. Pasi u pyet nga gazetarët për kundërshtinë e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj ndaj cështjes së korigjimit të kufijve mes dy vendeve Vucic u shpreh: “Për cilët kufij është fjala? Për ata që i njeh Rusia, apo për ata që i njeh Amerika, për ata që i njeh spanja apo italia, apo për ata që i njeh Kina apo Gjermania?” . Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, Vucic theksoi se Beogradi është gjithmonë për dialog, por duhet të dihet se për cfarë të dialogohet. “Serbia është gjithmonë për dialog me Prishtinën dhe me të gjithë, por ne kemi nevojë të dimë se për çfarë ne po flasim”, tha ai. Presidenti Serb gjithashtu kritikoi bashkimin europian për mungesën e reagimit ndaj deklaratave të kryeministrit Haradinaj rreth ndryshimit të kufijve. Pak ditë më parë, presidenti i Kosovës Hashim Thaci u shpreh se megjithë përpjekjet e ndërkombëtare, Serbia nuk po e njeh Kosovën, dhe nisur nga ky fakt, arritja e marrëveshjes reciproke ishte e domosdokshme. Thaçi mbrojti idenë e korigjimit të kufijve mes dy vendeve, duke ttheksuar se një gjë e tillë do t’i hapte rrugë Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Europian, Kombe të Bashkuara dhe në institucione të tjera ndërkombëtare.

Sicred