KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti rus, Vladimir Putin, mbërrin në Ankara

Presidenti rus, Vladimir Putin, mbërrin në Ankara

Presidenti rus vladimir Putin udhëtoi për në Ankara të hënën mbrëma pas një ndalese që pati më herët në Kajro. E hëna politike e Putin nisi me një vizitë surprizë në Siri ku ai vizitoi bazën ajrore ruse në Hmeimim. Gjatë kësaj vizite presidenti rus Vladimir Putin takoi homologun Bashar Al Assad dhe urdhëroi tërheqjen e trupave ushtarake ruse nga Siria. Ndërsa në mbrëmjen e së hënës Presidenti i Truqisë, Recep Taip Erdoğan, paralajmëroi se blerja e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia do të finalizohet këtë javë.  “Kolegët tanë do të takohen këtë javë për ta përfunduar këtë punë”, tha Erdoğan në konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rus Vladimir Putin në Ankara. S-400 është sistemi më i përparuar anti-ajror me rreze të gjata i Rusisë dhe mund të mbajë tri lloje të raketave të afta për të shkatërruar objektiva, duke përfshirë raketat balistike dhe ato lundruese. Erdoğan theksoi se bashkëpunimi Turqi-Rusi është në rritje. Krahas marrëdhënieve dypalëshe, në takim është folur edhe në lidhje me çështjet rajonale, si njohja e jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA-të, hap për të cilin presidenti turk tha se ka shkaktuar indinjatë të madhe në mbarë botën.

Sicred