KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti palestinez shprehet rreth planeve të Amerikës
Presidenti palestinez shprehet rreth planeve të Amerikës

Presidenti palestinez shprehet rreth planeve të Amerikës

Presidenti palestinez, Mahmud Abas u shpreh sot se nuk do të pranonte asnjë plan që Amerika mund të ofrojë për paqen me Izraelin, pasi SHBA-të njohën Jeruzalemin si kryeqytet të Izraletit. Gjatë një vizite në Paris, ku u takua me homologun e tij Makron, lideri palestinez rishprehu qëndrimin se nuk do ta pranonte më Amerikën si ndërmjetëse në procesin e paqes me Izraelin. Ai gjithahstu refuzoi një kuadër të ri amerikan për paqen, që thuhet se po zhvillohet nga i dërguari i presidentit tramp për lindjen e Mesme Xherëd Kushner dhe detajet e të cilit pritet të bëhen publik në fillim të 2018-ës. – Shtetet e bashkuara kanë dhënë prova se janë një ndërmjetës i pandershëm në procesin e paqes dhe en nuk do të pranojmë asenjë plan nga to, – u shpreh Abas gjatë konferencës së përbashkërt për shtyp me Makron.. Ndërsa presidenti francez Emanuel Makron u shpreh gjatë së njëjtës konferencë për shtyp se SHBA-të e kanë margjinalizuar veten në konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve, duke njohur në mënyrë të njëanshme Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Raundi i fundit i bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-të mes Palestinës dhe Izraelit u mbajt në prill të 2014-ës por ato u ndërprenë në një frymë aspak konstruktive.

Sicred