KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Nishani nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”
Presidenti Nishani nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”

Presidenti Nishani nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani u nderua të premten me titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”.Zoti Nishani ishte vetë i pranishëm në cermonminë e mbajtur në këtë qytet kur kreu i komunës Lutfi Haziri i dorëzoi titullin e lartë.“Falënderoj kryetarin e komunës Lufti Hazirin për lidershipin e veçantë dhe për vizionin e një burrë shteti, jam i bindur se qenia në këtë pozicion dhe mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve politikë, të këtij qyteti, të kësaj zone, tregojnë më së miri këtë dimension të një maturie të kulturës politike” tha zoti Nishani.
Presidenti i Shqipërisë e çmoi si model të përparimit qeverisjen lokale në Gjilani, dhe kërkoi që klasa politike e vendit të mësojë nga këto modele që sipas tij kanë në themel interesat e qytetarëve.
Në cilësinë e kreut të shtetit zoti Nishani shpërndau dekorata për personalitetet e Gjilanit dhe Anamoravës, të cilët ai vlerësoi se kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e shqiptarëve.
Titulli “Qytetar Nderi i Gjilanit” ishte nderimi dytë që zoti Nishani ka marrë në Kosovë, ku që nga dita e enjte gjendet për një vizitë zyrtare. Më parë presidenti Hashim Thaçi i akordoi “Urdhërin e lirisë”.

Sicred