KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta: Vrasje mizore e gjyqtares, autori të marri dënim shëmbullor
Meta: Votimi kundër SHBA-së , nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe qëndrim e konsensus mbarëkombëtar

Presidenti Meta: Vrasje mizore e gjyqtares, autori të marri dënim shëmbullor

Presidenti Ilir Meta ka dënuar ashpër vrasjen barabare të gjyqtares Fildes Hafizi, bëhet e ditur në një reagim nga zyra e tij e shtypit. “Kjo vrasje mizore është një alarm për shoqërinë shqiptare, thirrje për të gjitha strukturat e mekanizmat e shtetit e shoqërinë civile të kthejnë vëmendjen e tyre ndaj grave dhe nënave shqiptare, të cilat fatkeqësisht janë bërë viktima të dhunës dhe krimit në familje dhe në shoqëri” nënvizon Presidenti Meta.
Duke shprehur ngushëllimet e thella familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, Presidenti Meta inkurajon organet ligjzbatuese si dhe gjykatat shqiptare, të vënë para drejtësisë dhe t’i japin autorit të krimit një dënim shembullor, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më e të mos lëndojnë e prekin familjen e mbarë shoqërinë shqiptare.