KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta viziton Marsejën
Presidenti Meta viziton Marsejën

Presidenti Meta viziton Marsejën

Në Marsejë kreu i shtetit Ilir Meta u takua me Renaud Muselier president i rajonit të Provens Alpes-Kotes d’Azur me të cilin foli për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe , në rritjen e kapaciteteve të administratës shqiptare në përgatitjen e projekteve për të thithur fonde të Bashkimit Evropian. Siç njofton zyra e shtypit e presidencës, kreu i shtetit i siguroi pjesëmarrësit se “do të gëzojnë mbështetjen e plotë për çdo nismë të mundshme që do të ndërmarrin për çështje dhe projekte me interes për Mesdheun”.Gjithashtu, në takim u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit me Rajonin PAKA dhe Marsejën, si një qendër e fuqishme jo vetëm për Francën, por për mbarë Mesdheun. Disa fusha të mundshme bashkëpunimi janë , shfrytëzimi dhe menaxhimi infrastrukturës bregdetare në vend, mjedisi dhe mbrojtja e tij, turizmi, arsimimi dhe përgatitja profesionale, shkëmbimi i përvojave, etj.

Para Mbrapa
Slide 1 | Your Content
Para Mbrapa
(Visited 7 times, 1 visits today)
Sicred