KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta vizitë në Maqedoni
Presidenti Meta vizitë në Maqedoni

Presidenti Meta vizitë në Maqedoni

Presidenti shqiptar Ilir Meta nis të hënën një vizitë zyrtare dyditore në Maqedonisë. Axhenda e kësaj vizite parashikon takime të veçanta me presidentin maqedonas Gjorge Ivanov, kreun e parlamentit Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev, si dhe liderët e partive parlamentare maqedonase. Zoti Meta pritet të vizitojë gjatë qëndrimit në Maqedoni edhe Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir.
Pak ditë më parë gjatë takimit me trupin diplomatik shqiptar në Tiranë, zoti Meta tha se Shqipëria duhet të japi kontribut maksimal për të promovuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, pasi vlerëson se rrethanat janë më të favorshme tani se sa përpara disa muajsh apo vitesh. Kreu i shtetit shqiptar tha se “Ky do të ishte një element tjetër i forcimit të sigurisë rajonale, edhe të sigurisë së përbashkët, por do të ishte mjaft e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni”. Sipas kreut të shtetit shqiptar hyrja e Maqedonisë në aleancë “do të përshpejtonte edhe vetë procesin e integrimit evropian të Maqedonisë, dhe rrjedhimisht do të ndihmonte edhe në plotësimin më të shpejtë të aspiratave të shqiptarëve të Maqedonisë”.

Sicred