Violinistja dhe docentja Ervis Gega Dodi u nderua nga presidenti i republikës Ilir Meta me urdhërin ”Naim Frashëri”. Zoti Meta që ndodhet në Berlin për vizitë pune, u takua me bashkëatdhetarë dhe në pritjen e vaçantë nderoi violinisten Ervis Gega për veprimtarinë e saj në gati tre dekada në Gjermani.
Violinistja Gega gjithashtu ka një karrierë 18 vjeçare në mësimdhënie në Universitetin Johanes Gutenberg, në Konservatorin e Muzikës Peter Kornelius, në Akademinë më të madhe të Muzikës së Dhomës Villa Musika etj.
Profesoresha Ervis Gega-Dodi ka bërë një emër të shquar e të vlerësuar në komunitetin e docentëve të muzikës në Evropë dhe vetëm pak ditë më parë Universiteti-Johanes Gutenberg Mainz në Gjermani e nderoi violinisten dhe docenten Ervis Gega Dodi me çmimin më të lartë për mësimdhënësit e muzikës.